El Comandante është një histori e frymëzuar nga jeta e Hugo Chávez,një njeri me origjinë modeste, i cili, që në moshën 44 vjeçare dhe kundër çdo parashikimi, u bë lideri me i fuqishëm dhe më i diskutuar i kohës së tij në Amerikën Latine Gjatë qeverisjes së tij, kontrollonte sipas dëshirës rezervat më të mëdha të naftës në planet, sfidoi Botën e Parë dhe arriti të trondiste kontinentin si askush tjetër.

Hugo Chávez hyri vrullshëm në skenën kombëtare të Venezuelës me një grusht shteti ushtarak të dështuar në vitin 1992, por seriali na tregon në retrospektivë rritjen e tij, fillimet modeste dhe zhvillimin e karakterit dhe të personaliteti të tij që shumë e kanë konsideruar si atë të një narcizisti të mirëfilltë. Në fakt, e gjithë atmosfera prej "telenovele" që ndihet në këtë serial, krijohet nga sjellja dhe zgjedhjet e tij egoiste, nga manipulimet për të arritur në majë, dhe nga menaxhimi i jetës së tij personale duke shmangur përgjegjësitë dhe impenjimet në favor të tekave dhe aspiratave të tij.

Shikuesit shqiptarë i kanë pëlqyer gjithmonë biografitë dhe ky serial ofron gjithë risinë e një fragmenti të historisë moderne të Amerikës Latine, për të cilën nuk kemi shumë njohuri; gjithë intrigën e një telenovele të vërtetë latine, si dhe një përshkrim panoramik të jetës dhe shoqërisë në Venezuelë që prej viteve 70-të, e deri në vitet 2000.

(Seriali po shfaqet në Top Channel në spanjisht dhe i titruar në shqip.)

sqAlbanian