Author page: belinashalari

CREATIVE MORNINGS TIRANA – FRYMËZIM I MENDIMIT KRIJUES

CreativeMornings është komuniteti më i madh krijues ballafaques. Pjesëmarrësit mblidhen në qytete anembanë botës për të shijuar një kafe, njerëz miqësorë dhe larmi menush ndërkombëtare mëngjesi. Drejtuesit vullnetarë dhe ekipet e tyre, organizojnë kapituj lokalë, që jo vetëm kremtojnë talentin krijues të qytetit, por gjithashtu promovojnë një hapësirë të lirë për t'u lidhur me individë që ndajnë të njëjtat mendime. Nga legjenda

HUGO CHAVEZ – EL COMANDANTE

El Comandante është një histori e frymëzuar nga jeta e Hugo Chávezit, një njeri me origjinë modeste, i cili, që në moshën 44 vjeçare dhe kundër çdo parashikimi, u bë lideri me i fuqishëm dhe më i diskutuar i kohës së tij në Amerikën Latine. Gjatë qeverisjes së tij, kontrollonte sipas dëshirës rezervat më të mëdha të naftës në planet, sfidoi Botën e Parë dhe arriti të trondiste kontinentin si askush tjetër.

PËRKTHIM & TITRIM KONTENTI

Fjalët janë thelbësore për videon dhe filmin. Nëse s'janë të sakta, një film apo video mund të jetë e pakuptueshme. Madje, titrat e këqija, mund të përcjellin një kuptim të padëshiruar, duke ngatërruar shhikuesit. Në të njëjtën kohë, titrat e sakta dhe të bëra me mjeshtëri, mund të përmirësojnë së tepërmi filmin apo videon tuaj. Kjo është ajo që do të merrni, duke përmirësuar përvojën e shikuesve me kontentin tuaj.

PËRKTHIM KONTENTI PËR DUBLIM & VOICE OVER

Kjo teknikë përkthimi nuk kërkon vetëm përcjelljen e saktë e artistike të kontentit, por edhe një sinkronizim të mirë me videon, duke bërë të mundur që aktorët të regjistrojnë batutat e tyre. Përkthimin e kontentit tuaj do ta keni në standardin më të lartë profesional, në varësi të formatit që ju përshtatet nevojave tuaja.

KËRKO NJË EKIP

Vitet e mië në këtë biznes, më kanë njohur me shumë kolegë tepër të aftë që ndajnë me mua entuziazmin dhe përqasjen profesionale. Ekipi ynë menaxhon në mënyrë të pavarur, sasi të mëdha kontenti në kohën më të shkurtër dhe me cilësinë më të mirë, duke mbuluar përkthimin për titrim dhe dublim të çdo kontenti mediatik.

sqAlbanian